Gjithçka është fat, deri edhe në detajin më të vogël

Nga intervista e drejtpërdrejtë e z. Adnan Oktar dhënë TV Gaziantep Olaz dhe TV Mavi Karadeniz, 22 Shtator, 2009





ADNAN OKTAR: Të dorëzuarit plotësisht fatit dhe të përkushtuarit e plotë ndaj Allahut. Për shembull, tani ju jeni duke më parashtruar mua ato pyetje të cilat po i lexoni nga mesazhet që ua kanë dërguar miqtë tanë. Çdo fjalë dhe shkronjë e shënuar aty është fat i parapërcaktuar, ndërsa ato janë shkruar qysh para se shkrimtarët të kenë lindur. Pyetjet të cilat ju po i parashtroni janë shkruar qysh para se edhe ju të keni lindur. Për shembull, sa çaj pini ju, si e pini atë, çfarë do të ndërmerrini dhe çfarë fjalësh do të përdorni, që të gjitha janë fat,  ashtu siç është edhe çaji e blinit të cilin po e pi edhe unë, në çfarë mase është ai dhe sa ka ngelur në fund.
Gjithçka është fat, prej detajit më të vogël, e deri tek milimetri në kub. Numri i centimetrave në kub është i rregulluar dhe nuk pëson ndryshim më. Ky laps këtu, për shembull, këndin si edhe hijen të cilat i formon që të gjitha janë parapërcaktuar nga fati. Deri sa edhe hapësira e zënë nga hija e tij është e paracaktuar nga ana e fatit.

ADNAN OKTAR: Ne duhet të dimë për fatin dhe përkushtimin ndaj Allahut, por gjithashtu ne duhet të punojmë dhe lutemi. Ne duhet të kemi frikë nga Allahu dhe ta përjetojmë dashurin e Tij. Këto gjëra që të gjitha janë një. Nuk mund të ndahen në pjesë, me fatin në njërën anë dhe punën e zellshme në anën tjetër, apo me punën e zellshme në një anë dhe fatin në anën tjetër. Këto gjëra janë një gjë e vetme. Ato janë shkronjat e jetës, nëse i rendit së bashku ua japin jetën, të vërtetën. Kështu që njerëzit më pas jetojnë me Islamin. Ky është shkaku pse ata nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra. Një gjë e tillë nuk mund të paramendohet.

PREZANTUESI: Arsyeja pse ua bëra këtë pyetje është kjo. Disa njerëz mund të mendojnë se fati dhe përkushtimi mund të zhduken kështu: “Pse duhet të qaj kokën nëse diçka është e shkruar në fatin tim? Nuk ka nevojë që unë të orvatem.” Ata ndoshta presin që vetëm nëpërmes adhurimit ta arrijnë suksesin. Kjo mënyrë se si unë mendoj është modeste, është njëjtë sikur të shkosh në luftë pa u armatos, siç thonë, “unë do të vdesë vetëm atëherë kur një gjë e tillë është përcaktuar nga fati im.”

ADNAN OKTAR: Edhe kjo është e përcaktuar nga ana e fatit që personi i tillë të jetë aq naiv, dhe të vijë deri tek një përfundim aq jo i arsyeshëm.

PREZANTUESI: A është ashtu?

ADNAN OKTAR: Sigurisht. Me fjalë të tjera, koncepti që do të ketë një personi i arsyeshëm lidhur me fatin është gjithashtu e parapërcaktuar, ashtu siç është edhe ai i personit të paarsyeshëm... Që të gjitha janë të parapërcaktuara. Dikush mund të thotë, “Ky është fati im, dhe unë nuk duhet të lë shtëpinë time.” Por si ka mundësi ta dini se mos ta lësh shtëpinë, është fati juaj? Ai thotë, “Nuk ka nevojë të punojë. Allahu do të më furnizoj me shujtën ditore.” Por më pas kalon nëpër një katrahurë. E kjo ndodhë për shkak se pikërisht ai është fati i ti.

PREZANTUESI:  Po, pikërisht dua ta sqarojmë këtë.

ADNAN OKTAR: Po, një mysliman i arsyeshëm asnjëherë nuk mund të vije deri në një pozicion të tillë. Sigurisht se jo.

PREZANTUESI:  A është edhe paarsyeshmeria fat?

ADNAN OKTAR: Sigurisht, fati i të qenit jo fetarë është gjithashtu i parapërcaktuar. Ai ishte fati i Darvinit. Darvini ishte i ngarkuar me detyrën që të shërbente si antikrisht (daxhalli). Po të kthehej ai edhe njëherë në tokë, ai prap do të vepronte si antikrisht.


DEVAMINI GÖSTER