FSHEHTËSIA E SPROVIMIT

Në këtë moment të gjithë njerëzit, me një shpejtësi të madhe i afrohen momentit të vdekjes. Sot edhe për njeriun më të ri, po edhe për njeriun më plak vdekja është në largësi të njëjtë. Ngase nuk dihet se cili njeri kur dhe si do vdes. Afërsia e vdekjes, njeriut ia përkujton pavlerësinë e kësaj bote: Njeriu në këtë botë është i obliguar që në këtë afat të shkurtër kohore të angazhohet maksimalisht për botën e ardhshme (ahiretin). Njeriut me gjykim të shëndoshë i takon që ta dëgjoj zërin e ndërgjegjes dhe mos të harroj se Allahu atë në çdo moment e sprovon. Allahu në jetën e kësaj bote njerëzve si udhërrëfyes ua ka dërguar Kuranin, kurse si shembull pejgamberët dhe besimtarët e mirë. Njeriu i cili me zemër të sinqertë i drejtohet Allahut, pa marr parasysh se me çfarë vështirësie të ballafaqohet, patjetër do të gjej rrugëdalje dhe do të shpëtoj. Njëra ndër fshehtësitë më ta mëdha të kësaj bote të sprovimit, është ajo se për besimtarët e sinqertë patjetër të përfundoj me një fitim absolut.

DEVAMINI GÖSTER